FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Talenti shqiptar futet si zëvendësues në Francë dhe shënon pas 2 minutash

Mesfushori i Kombëtares U-21, Qazim Laçi, ka shënuar sërish në kampionatin francez të futbollit, ku aktivizohet në Kategorinë e Dytë me klubin e Ajaccios.

Talenti i Shpresave ka arritur që të lërë shenjë në derbin ndaj GFC Ajaccio, duke shënuar golin që vulosi fitoren 2-0 dhe mbajti ekipin e tij pranë kreut, mes kandidatëve kryesorë për ngjitjen në elitën e futbollit francez.

Laçi ishte zëvendësues, duke u futur në fushën e lojës në minutën e 83-të të sfidës. Por vetëm 2 minuta më vonë, ai tregoi nuhatje mjaft të mirë para portës kundërshtare, duke ndjekur aksionin e Nuri për të realizuar golin e rezultatit përfundimtar 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte goli i dytë i Laçit te skuadra franceze në 8 ndeshje të luajtura me Ajaccion, teksa është huazuar nga  Olympiacos.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?