FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Tifozët “masakrojnë” Ramosin, Pique i del në mbrojtje

Barcelona turpëroi Realin e Madridit, në “El Clasico” duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-1. Ndërkohë në fillimin e ndeshjes, nuk munguan sharjet në kor ndaj kapitenit të madrilenëve, Serxhio Ramos.

Në momentin që mbrojtësi spanjoll shkoi për të ekzekutuar një rivënie anësore, në stadium shpërthyer koret “Serxhio Ramos bir k**ve”.

Por në këtë moment ka ndërhyrë Xherard Pike. Mbrojtësi i Barcelonës, ka ngritur gishtin tregues, duke kundërshtuar fyerjet e tifozëve katalanas ndaj Ramosit, shkruan PanoramaSport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ramos-Pike on Vidnews.

Ky moment është duke bërë xhiron e internetit, teksa Pike e di mirë ndjesinë e ofendimeve në kor, pasi ai shpesh ka qenë “viktimë” e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?