FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Trajneri i Interit reagon ashpër ndaj gjestit të Gabigolit

Trajneri i përkohshëm i Interi, Stefano Vecchi e dënon gjestin e Gabigolit i cili mbrëmjen e djeshme në “Olimpico” u largua nga stoli rezervë ende pa përfunduar ndeshja.

Ai nuk luajti për asnjë minutë në fitoren 3-1 ndaj Lazios dhe në minutën e 86’ nervat e brazilianit u sosën pasi Banega hyn në fushën e lojës.

“Ndoshta pritjet kanë qenë shumë të mëdha nga tifozët, klubi dhe mediat për Gabigolin. Nuk është faji i trajnerit. Ai ka kualitete dhe duhet t’i përdor ato për skuadrën. Jam i sigurt se klubi do të marrë masa, ashtu siç ka ndodhur me shumë lojtarë në të kaluarën”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Gabigol u transferua me shumë bujë por gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje me fanellën zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?