FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Villareal do t’i kërkojë Milanit blerjen e kartonit të Baccës

Carlos Bacca u rikthye në Spanjë, pas një aventure 2-vjeçare në Serinë A, me Milanin. Sulmuesi kolumbian është huazuar te Villareali, skuadër të cilën po e ndihmon shumë në këto javë të para të kampionatit.

Drejtori sportiv i spanjollëve vlerësoi paraqitjet e Baccës dhe pranoi se po konsideron mundësinë e ushtrimit të të drejtës së blerjes.

“Bacca është një sulmues që e ka golin në gjak dhe di të shënojë gjithmonë. Po na ndihmon shumë dhe nëse vijon me këtë formë, është e sigurt që do të ushtrojmë të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij”, tha Pablo Balaguer, drejtori sportiv i Villarealit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Carlos Bacca ka luajtur 14 takime me Villarealin, duke shënuar 5 gola dhe asistuar në një tjetër. Kolumbiani është një njohës i mirë i La Ligës, ku ka luajtur më herët me klubin e Seviljes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?