Villareali befason Atletico Madridin, fiton pastër në “Wanda Metropolitano” (VIDEO)

Atletico Madrid është mposhtur në shtëpi nga Villarreali me rezultatin 2-0 në javën e dytë të La Ligas. Skuadra  “Cholo” Simeone janë ndëshkuar nga golat e Yeremy Pino dhe Moreno të cilët i dhanë edhe tre pikët “Nëndetëses së verdhë”.

Jeremy Pino përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Atleticos dhe mposhti Oblak në minutën e 73-të. Atletico tentoi që të barazonte shifrat,  por Gerard Moreno do të realizonte një tjetër gol në shtesë.

Portieri Oblak nuk e priti mirë festën e lojtarëve miq përpara tifozëve vendas, ndërkohë që arbitri ndëshkoi argjentinasin Nahuel Molina me të kuq. Villareali me këtë fitore ngjitet në krye me 6 pikë, me Real Madrid, Betis dhe Osasuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?