FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen lajmi i karrierës për Stiven Gerard

Steven Gerard sezonin e ardhshëm pritet të ketë një tjetër pozicion te Liverpuli, gjë që është thënë nga vetë trajneri aktual i të kuqve, Jurgen Klopp.

“Nuk ka asnjë njoftim për të bërë në këtë moment, por mund të them e me siguri që do të ketë. Ai është duke bërë një punë me të vërtetë të mirë në këtë moment në akademi, me prezencën e tij dhe me çdo gjë. Po e shijon shumë këtë eksperiencë. Po, do të jetë trajner tek moshat sezonin e ardhshëm. Jam shumë i sigurt për këtë. Dua t;ua themi se cilin ekip do drejtojë kur të duam ta themi”, është shprehur tekniku gjerman.

Gerard është një legjendë në klubin anglez, ku ka luajtur për 17 vite, duke fituar nëntë trofe. Ai ka mundur të shënojë plot 186 gola në 186 ndeshje, para se të largohej në SHBA, ku luajti në MLS për LA Galaxy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para pak kohësh ai u rikthye në Angli, ku tashmë është sërish pjesë e Liverpoolit dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë sërish aty, tashmë si trajner.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?