FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen më në fund momenti i Grezdës, e nis titullar sot tek Rangers

Eros Grezda e ka nisur si titullar me Rangers, sfidën që këto të fundit po luajnë në transfertë ndaj St.Mirren. Një ditë më parë ishte zëvendës trajneri i skuadrës skoceze, Geri MacAllister që lajmëroi se Eros Grezda ishte shumë afër formacionit titullar.

Edhe pse ai nuk e tha zyrtarisht se futbollisti shqiptar do të ishte pjesë e formacionit të titullarëve ditën e sotme, la të kuptohet një gjë të tillë. Tashmë Eros Grezdës i mbetet të luajë fortë dhe të tregojë vlerat e tij si futbollist te skuadra e Rangers.

Kjo do të jetë prova e parë e vërtetë për futbollistin kuqezi, që pas transferimit në Skoci, ende nuk kishte provuar të luante nga minuta e parë një ndeshje me Rangers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?