FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen oferta e parë nga gjiganti evropian për Donnarumman

Gjiganti italian, Juventus është ende aktiv në ndjekje të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, sipas calciomercato.

Donnarumma, 18-vjeçar, është në qendër të vëmendjes në Serie A në ditët e fundit. Ai në fitoren e Milanit në mesjavë ndaj Hellas Veronas në kupë të Italisë shpërtheu në lot pasi u ofendua nga tifozët e vet, të cilët ia kanë kërkuar edhe largimin.

Me spekulimet për largimin e tij të pashmangshëm nga Milan, raportohet se Juventus – i cili që një kohë i është vënë pas atij sepse e sheh si zëvendësues të veteranit Gigi Buffon – ka bërë ofertë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i Donnarummas duket i mundshëm, pasi edhe drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone e ka pranuar se nëse talenti italian kërkon të largohet, atëherë klubi do të jetë i gatshëm ta shesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?