Vlahovic frenon rinovimin me Juven, pret ofertën e dy klubeve të mëdha

E ardhmja e Dusan Vlahovic te Juventus mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos. Sulmuesi serb vazhdon të hezitojë për rinovimin e kontratës, ndërsa marrëveshja aktuale me klubin bardhezi po shkon drejt fundit.

Negociatat mes palëve kanë kaluar në disa faza gjatë muajve të fundit. Pas janarit dukej se kishte afrime konkrete për një marrëveshje të re, por bisedimet kanë ngecur dhe tani raportet mes klubit dhe lojtarit janë ftohur ndjeshëm.

Juventusi i ka propozuar Vlahovic një kontratë të re me pagë rreth 6 milionë euro në sezon, shumë më e ulët krahasuar me atë që përfiton aktualisht sulmuesi serb. Fillimisht pati sinjale pozitive nga ana e lojtarit, por situata ka ndryshuar në javët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, interesimi nga Bayern dhe Barcelona po ndikon fort në vendimin e tij. Barcelona po studion mundësinë për të gjetur pasuesin ideal të Robert Lewandowski, ndërsa Bayern kërkon një alternativë cilësore për Harry Kane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ideja për t’u transferuar te një prej gjigantëve europianë duket se e tundon shumë Vlahovic. Ndërkohë, babai i tij, që menaxhon edhe interesat si agjent, beson se largimi si lojtar i lirë mund t’i sigurojë sulmuesit një kontratë shumë më të favorshme financiarisht dhe sportivisht.

Nga ana tjetër, Juventusi nuk dëshiron të mbetet peng i situatës dhe po planifikon ndryshime të rëndësishme në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?