FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia firmos me mbrojtësin e skuadrës së Shkupit

Vllaznia vazhdon të jetë shumë aktive në merkato e janarit. Pasi firmosën me Xhevahir Sukajn, skuadra shkodrane tashmë firmos edhe me mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë Sedat Berisha. Ai ka mbërritur pasditen e sotme në Shkodër dhe ka rënë dakord me kushtet e kontratës duke firmosur deri në vitin 2018.

“E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri tek Vllaznia, kjo skuadër me shumë emër dhe padyshim që do të përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit, do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon”, ka thënë ai në deklartën e parë pas firmosje së kontratës.

Berisha është aktivizuar me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, Shkupin, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e ekipit të Bursaspor në Turqi. 28-vjeçari nga nesër do të bashkohet me skuadrone  Ernest Gjokës në fazën përgatitore për fazën e dytë. Me Maqedoninë është aktivizuar vetëm në një ndeshje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?