Vllaznia fiton me përmbysje spektakolare duelin ndaj Elbasanit
Vllaznia ka arritur të marrë një fitore me përmbysje, 2-1 në “Loro Boriçi” përballë Elbasanit në javën e 17-të të “Abissnet Superiore”. Elbasani, pritës në këtë sfidë për shkak të shkëmbimit të fushave që dy ekipet bënë në fazën e parë, kaloi i pari në avantazh. Në minutën e 35-të, Qaqi surprizoi mbrojtjen shkodrane me një gjuajtje me kokë duke firmosur për 1-0.
Megjithatë, në pjesën e dytë kuqeblutë zbritën në fushën e lojës me një tjetër ritëm dhe në fillim barazuan rezultatin me anë të Dodajt në minutën e 63-të, ndërsa kaluan në avantazh me Çobën në minutën e 81-të.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç debuton me humbje në stolin e verdhebluve, të cilët mbeten në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Vllaznia ngjitet në kuotën e 28 pikëve, në kuotë të barabartë me Dinamon duke ndarë vendet 3 dhe 4.
KOHA JONË SONDAZH

