FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia rindez “motorët”, kuqeblutë nisin përgatitjet për sezonin e ri

Më në fund Vllaznia rindez motorët. 22 lojtarë 7 prej të cilëve të rinj të ardhur nga akademia e klubit dhe “Vllaznia B” u rreshtuan në dispozicion të trajnerit  Armando Cungu, në seancën e parë stërvitore që kuqeblutë zhvilluan në “Reshit Rusi”.

Kjo është përgatitja e parë për sezonin e ri dhe për të rinjtë orientimi dhe porosia e teknikut shkodran ka qënë që të bëjnë më të mirën për të merituar besimin që ju dha për të veshur këtë fanellë.

Megjithatë Cungu e pranon se janë vonë për sezonin e ri, pasi ende nuk dihet buxheti që do të ketë në dispozicion dhe afrimi i lojtarëve cilësorë është një proçes i vështirë,  pasi një pjesë e tyre tashmë janë sistemuar në klube të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku  44 vjeçar tregohet më këmbë në tokë kur pyetet për objektivat dhe këtë pritet ta deklarojë pasi të përmbyllet faza përgatitore që me shumë  gjasa do të zhvillohet  në Ulqin të Malit të Zi në muajin gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që ka tërhequr vemendjen në këtë seancë të parë stërvitore ka qënë mungesa e disa futbollistëve që sezonin e kaluar kanë qënë pjesë e skuadres si : Hajdari, Dibra, Erkoçeviç dhe Kalaja.

Për tre të parët informacionet zyrtare të klubit të futbollit Vllaznina bëjnë të ditur se me riorganizimin e ri të ata kanë mbetur jashtë listës duke u lënë të lirë, ndërkohë që për mesfushorin Arlind Kalaja, thuhet se duke qënë se akoma nuk gjetur dakordësinë për nënshrkimitn e kontratës së re, ai nuk ka pranuar të bashkohet me skuadrën në startin e përgatitjeve për edicionin e ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?