FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vritini dhe shkelini shqiptarët”, Partizani u eliminua mes thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë

Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve.

Edhe pse delegati i ndeshjes u tërhoqi vëmendjen organizatorëve para ndeshjes që të evitonin incidentet me kontekst racist, gjatë ndeshjes thirrjet e tifozëve vendës ishin shumë të rënda.

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, shkruan Panorama Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?