Vuçiç: Përpjekje që Kupa e Botës 2030 të organizohet në Ballkan

Presidenti Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve të premten se Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia do të bëjnë një përpjekje të përbashkët për të organizuar Kupën e Botës 2030.

Duke folur për mediat pas një takimi katërpalësh në qytetin bullgar të Varnës, Vuçiç tha se ideja erdhi nga kryeministri grek Alexis Tsipras dhe u pajtua me kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë, Bojko Borisov dhe Viorica Dăncilă.

“Plani është që të konkurrojmë edhe për Kupën Evropiane në vitin 2028”, shtoi presidenti serb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha në konferencën e përbashkët për shtyp se dialogu duhet të vazhdojë në rajon për të shmangur incidentet dhe për të ruajtur stabilitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve për mbështetjen që ata kanë treguar për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Unë u thashë atyre se dialogjet duhet të vazhdojnë me bindjen se ne do të arrijmë të shmangim incidentet dhe të ruajmë stabilitetin që ne të gjithë kemi nevojë, “tha Vuçiç. /IndeksOnline/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?