Vuskovic dhe Araujo, Interi bën gati 50 milionë euro për të “blinduar” mbrojtjen

Interi po punon paralelisht në dy fronte: konsolidimin e projektit teknik dhe përforcimin e skuadrës për merkaton e verës. Në qendër të planeve është trajneri Cristian Chivu, i cili pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2028, me opsion zgjatjeje deri në 2029 dhe një pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit po përgatiten për një merkato të rëndësishme verore, ku prioritet absolut do të jetë mbrojtja. Interi ka nevojë për qendërmbrojtës të rinj dhe lista e objektivave është zgjeruar përtej emrave tashmë të njohur si Tarik Muharemović dhe Oumar Solet.

Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, në radarët e zikaltërve është edhe talenti kroat 19-vjeçar Luka Vušković, aktualisht i huazuar në Gjermani nga Tottenham Hotspur. Ai konsiderohet një nga perspektivat më të mëdha në Europë në repartin defensiv, por kostoja e kartonit mund të jetë shumë e lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç tij, Interi po monitoron edhe një emër shumë më me eksperiencë: Ronald Araújo i Barcelonës. Edhe në këtë rast, operacioni konsiderohet i vështirë, pasi katalanasit kërkojnë rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë. Zikaltërit po analizojnë të gjitha opsionet për të forcuar mbrojtjen, duke balancuar mes talentit të ri dhe përvojës, në një merkato që pritet të jetë vendimtare për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?