Werder Bremen përmbysje epike në shtesë ndaj Dortmundit, mundet dhe Leverkusen (VIDEO)
Borussia Dortmund ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi, 2-3 ndaj Werder Bremen. Goli i parë u realizua nga Brandt në fundin e pjesës së parë me një goditje nga distanca, ndërkohë që në të 77-tën u duk se Guerreiro do të vuloste shifrat.
Werder Bremen ia doli të godiste portën e kundërshtarëve, në minutën e 89-të me Buchanan, duke ngushtuar diferencën, ndërsa në minutën e 93-të miqtë gjetën barazimin me anë të Schmidt. Werder Bremen nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 95-tën Burke shënoi golin e fitores.
Bayer Leverkusen e pësoi keq nga Hoffenheim, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 0-3, duke ngecur pas dy javëve fitore.
KOHA JONË SONDAZH

