West Ham humbet thellë ndaj Newcastle dhe është pranë rënies në Championship

West Han ka pësuar një humbje të rëndë 3-1 në transfertë ndaj Newcastle United, në një sfidë që komplikon ndjeshëm pozitat e londinezëve në renditje dhe i afron më shumë me rrezikun e rënies nga elita e futbollit anglez.

Takimi nisi në mënyrën më të keqe për West Ham, me vendasit që morën menjëherë kontrollin e lojës dhe diktuan ritmin që në minutat e para. Dominimi i Newcastle u konkretizua në pjesën e parë, kur fillimisht shënoi Nick Voltemade, ndërsa më pas diferencën e thelloi William Osula, duke përfituar nga paqartësitë e shumta në mbrojtjen e ekipit mik.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit teknik për të ndryshuar rrjedhën e sfidës përmes zëvendësimeve të hershme dhe modifikimeve taktike në repartin ofensiv, West Ham nuk arriti të reagojë. Loja sulmuese e londinezëve mbeti e zbehtë dhe skuadra nuk krijoi raste konkrete për të rrezikuar portën kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Newcastle vijoi të kontrollonte lojën, ndërsa ishte sërish William Osula ai që vulosi përfundimisht rezultatin me golin e tretë, duke shuar çdo shpresë të West Ham për rikthim. Goli i vonë i londinezëve shërbeu vetëm për statistikë dhe nuk ndikoi në fatin e sfidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj disfate, situata e West Ham bëhet alarmante në prag të javës së fundit të sezonit. Fati i skuadrës për të mbetur në Premier League tashmë varet edhe nga rezultatet e rivalëve direktë, ndërsa rreziku për të rënë në EFL Championship mbetet më real se kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?