Xavi: Toni Kroos është pasardhësi im në mesfushë

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka lavdëruar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos për të cilin thotë se është lojtari që më shumti i ngjan atij në stilin e lojës.

Xavi njihet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndërsa shquhej për kontrollin e jashtëzakonshëm të topit, pasime të shkurtra e organizim të lojës, transmeton Koha.net. Ai ishte një nga më meritorët për suksesin e Barcelonës dhe Spanjës.

Në nivel klubi ai kishte fituar tetë herë titullin e ligës, dhe katër herë Ligën e Kampionëve, derisa me Spanjën kishte fituar Kupën e Botës dhe dy herë Evropianin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se Kroos është motori i Real Madridit. Ai ka një mënyrë të lojës që ma kujton shumë vetveten. Ai është si pasardhësi im në fushë. Në finalen e Ligës së Kampionëve, unë jam me Barcelonën, dhe nuk mund të jem me Realin sepse nëse ata bëjnë mirë, atëherë kjo nënkupton se Barcelona është keq. I uroj fat Juventusit për shkak të punës së madhe që kanë bërë në vitet e fundit. E meriton titullin”, ka thënë Xavi për Sportbild.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?