FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xavi “var këpucët në gozhdë”, e ardhmja parashikohet  si trajner

Xavi Hernandez ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”, në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori spanjoll në një intervistë për një media në Katar, ku sapo festoi titullin kampion me skuadrën e Dohës, ku ka luajtur sezonet e fundit.

“Ky është sezoni im i fundit si futbollist dhe mezi po pres të mësoj se çfarë më ka rezervuar fati në karrierën si trajner”, tha ish mesfushori i Barcelonës.

Tashmë në moshën 39-vjeçare, mesfushori spanjoll numëron plot 35 trofe të fituar. Xavi ka shkruar historinë me Barcelonën, ku bën pjesë te futbollistët më të titulluar të skuadrës, me 25, ndërsa ka luajtur plot 767 ndeshje zyrtare me katalanët, ku ka shënuar edhe 85 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?