Xhaka: Ëndërr e bërë realitet, nuk e kuptuam si Roma na shënoi dy gola!

Granit Xhaka ishte një ndër më të mirët te Bayer Leverkusen ndaj Romës në gjysmëfinalet e Europa League. Lojtarit me origjinë shqiptare krijoi plot dhjetë raste shënimi për shokët e skuadrës, një numër rekord ky për një kompeticion si Europa League.

Xhaka pas ndeshjes theksoi se Leverkusen e dominoi ndeshjen, ndërsa shtoi se nuk e kuptoi se si Roma ia doli të shënonte dy gola.

“Ne nuk e kuptuam se si e gjetëm veten në disavantazhin e dy golave. Kishim raste të pastra shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Ishim të pafat dhe nuk shënuam, por ia dolëm të riktheheshim në lojë dhe të kualifikoheshim përballë një skuadre me shumë eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që vazhdojmë të mos humbasim është i mrekullueshëm, treguam një vendosmëri të lartë. Jemi në finale, është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Xhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?