Xhudo/ Rusia nuk dëshiron ta lejojë Kosovën të marrë pjesë me simbole shtetërore

Zyra e presidentit të Federatës Botërore të Xhudos (IJF) ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se është në dijeni për lajmin se Rusia nuk dëshiron ta lejojë Kosovën të marrë pjesë me simbole shtetërore në Mastersin e më të mirëve në xhudo, që do të mbahet në Shën Petersburg më 16 dhe 17 dhjetor, duke thënë se presidenti Vizer Marius është duke punuar rreth kësaj çështjeje.

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, njoftoi sot përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se Kosova ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Jashtme e Rusisë se nuk do të lejohet të marrë pjesë si shtet në këtë garë, ku ndeshen 16 më të mirët në çdo kategori.

E kontaktuar nga Express, një zyrtar nga Zyra e Presidentit Vizer Marius, ka thënë se presidenti është duke punuar për këtë çështje, por nuk do të mundë të dalë me ndonjë qëndrim deri në fillim të javës së ardhshme, për shkak se momentalisht nuk ndodhet në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kemi marrë këtë informatë për momentalisht nuk mund ta konfirmojmë apo mohojmë këtë. Presidenti nuk është në Budapest dhe mundësia e parë do të jetë javën e ardhshme, të hënën, ai do të kthehet në Budapest dhe do të deklarohemi për këtë çështje por për momenti nuk kemi koment” ka thënë ky zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar: “Është e qartë se presidenti po punon në këtë çështje, por nuk mund të them nëse është pozitive apo negative sepse varet nga diskutimi [që do të kemi]”.

Rusia i ka kërkuar Kosovës që xhudistet e saj të garojnë me flamur të Federatës Botërore të Xhudos.

Por, Kuka ka theksuar se Federata e Xhudos e Kosovës nuk do t’i pranojë kushtet e Rusisë.

Kosova pritej të garonte me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, të cilat kanë shkëlqyer këtë vit duke rrëmbyer edhe medalje të arta në Grand Prix në Hagë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?