FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yamal në qendër të kritikave, Mendes e mbron: Është vetëm 18 vjeç, do bëhet më i miri!

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve në Spanjë, por këtë herë Jorge Mendes ka dalë publikisht për ta mbrojtur yllin e ri të Barcelonës. Në një intervistë për Mundo Deportivo, agjenti portugez kërkoi më shumë qetësi dhe mbështetje për talentin 18-vjeçar.

Sipas Mendes, jehona rreth Yamalit është e tepruar për një futbollist kaq të ri: “Nuk e kuptoj gjithë këtë presion. Në këtë moshë jemi rritur dhe gabuar të gjithë. Duhet ta mbështesim, sepse është një pasuri e rëndësishme për Barcelonën.”

Ai vuri në dukje pjekurinë dhe sjelljen shembullore të lojtarit brenda dhe jashtë fushe, duke theksuar se Yamal punon çdo ditë me qetësi dhe përulësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket potencialit, Mendes nuk ka dyshime: “Lamine e lejon lojën të flasë për të. Çdo ndeshje sjell diçka të jashtëzakonshme. Vetëm talentet e lindura arrijnë ta bëjnë këtë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, ai e krahasoi rrugëtimin e tij me legjenda të futbollit, si Messi, Cristiano Ronaldo dhe Iniesta, por nënvizoi se Yamal duhet të mbetet vetvetja.

“Nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të bëhet lojtari më i mirë i 20 viteve të ardhshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?