Yjet prezantojnë topin “Telstar” të Botërorit (VIDEO)
Moska ka mbledhur yjet e futbollit botëror në ceremoninë e prezantimit të topit që do të përdoret në Botërorin e vitit të ardhshëm, “Telstar”, i krijuar nga kompania gjermane e veshjeve sportive “Adidas”.
Nuk munguan yjet si kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi; trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane; legjenda e Juventusit Alex Del Piero; Xabi Alonso dhe braziliani Kakà.
“Adidas” është rikthyer prapa në kohë për të krijuar topin, i cili është i ngjashëm me atë të përdorur në Botërorin e Meksikës të vitit 1970, ndërkohë që emri i tij “Telstar” është një shkurtim i frazës “Star of Television”. Në vitin 1970 u përdor për herë të parë topi i futbollit i bardhë me panele të zeza, pasi ishte më i dukshëm për ekranet bardhezi të televizorëve të asaj kohe.
Manchester United dhe Reali i Madridit janë skuadrat e ngarkuara që të testojnë “Telstar 18” përpara fillimit të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, ndeshjet e të cilit do të luhen në 11 qytete të Rusisë në periudhën qershor-korrik.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YK2cWEYUPms” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

