Young Boys-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Luhet për vendin e tretë dhe miliona

Skënderbeu do t’i japë fund aventurës europiane, me sfidën e sotme në Bernë, ku do të përballet me Young Boysin vendas.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ku pak më tepër kërkuese ishte skuadra zvicerane.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Korçarët janë tashmë të eliminuar nga Europa League, por takimi i sotëm vlen për të arkëtuar shuma të konsiderueshme në akrat e klubit, për të reklamuar talentet e ekipit, si dhe për të rritur koeficentin, që do ta ndihmonte në shortin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht për këto arsye, presidenti korçar Ardian Takaj ka akorduar sërish një premio në rast fitoreje në Zvicër, çka pritet të motivojë lojtarët e Skënderbeut.

Nga ana tjetër, Young Boysi është i eliminuar ashtu si korçarët, ndërsa tani ka si synim luftën për titullin kampion të Zvicrës.

Takimi Young Boys-Skënderbeu do të luhet në orën 19:00 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?