Young “tradhton” Conten: Për Watfordin largohem që tani nga Italia
Ashley Young është gati që të largohet nga zikaltrit nëse do t’i jepej përsëri mundësia për të qenë pjesë e Watfordit, në Angli. 35-vjeçari, i cili është shndërruar pjesë e rëndësishme e skuadrës së Contes, pas largimit nga United, thotë se do ta ndërronte “San Siron” për “Vicarage Road”.
Young u formua në akademinë e Watfordit para se të debutonte në futbollin profesionist në vitin 2003, duke dhënë kontribut në promovimin e skuadrës në Premier League, tri vite më vonë.
Më pas u transferua tek Aston Villa, ku luajti për katër sezone, ndërsa suksesin më të madh e pati në radhët e Manchester United, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Europa League-n. Gjithsesi, në zemrën e tij mbetet Ëatfordi.
“Nëse do të mund të kthehesha dhe të luaja përsëri tek Ëatfordi, do të largohesha tani nga Italia, sepse e di që është klubi nga vij dhe që më bëri ky që jam sot” deklaroi Young për “podcast”-in zyrtar të Watford Golden Tales.
KOHA JONË SONDAZH

