Zbulohen formacionet zyrtare të “El Classico”-s, ja zgjedhjet finale të trajnerëve

Pas pak minutash starton përballja më emocionuese në La Ligan spanjolle, mes Barcelonës dhe Real Madrid. Pas plot 11 vitesh pa Ronaldon dhe Messin në fushë, tani “klasikja” që mbledh miliona tifozë para ekranit të vogël do të impenjojë në “Camp Nou” dy trajnerë që po hasin jo pak vështirësi.

Barcelona do të luajë me të njëjtën formacion si në ndeshjen e fituar në mesjavë ndaj Interit. Rafinha, do të rreshtohet në sulm së bashku me Coutinhon dhe Suarez. Në krahun tjetër Lopetegui do të luajë me skemën 4-4-2. Nga minuta e parë spikat rikthimi i Iscos, ndërkohë që Kroos, Casemiro dhe Modric konfirmohen në mesfushë. Në sulm do të luajnë Benzema dhe Bale.

La Liga spanjolle ka organizuar shfaqje në mbarë globin për të ndjekur “El Clasico”-n, pavarësisht diferencës së orës, madje ka shpërndarë në shumë shtete protagonistë të dyja ekipeve për të entuziazmuar turmat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?