Zbulohet arsyeja e eliminimit të Gjermanisë, faji ishte i … video-lojërave
Gjermani e mbylli aventurën në Kupën e Botës që në fazën e grupeve, pasi në ndeshjen e fundit u mund nga Koreja e Jugut. Prej disa ditësh mediat gjermane, po punojnë për të zbuluar arsyet e këtij dështimi të madhe, duke treguar dhe disa nga prapaskenat.
Sipas asaj që shkruan “Bild”, futbollistët e Gjermanisë luanin “play station” deri në agim. Kur e kuptuan Bierhoff dhe Low urdhëruan edhe shkëputjen e internetit, për të mos luajtur “FIFA 2018” apo “Call of Duty”, por ishte shumë vonë.
“Ishin disa fëmijë me pushime në Rusi, si kurrë në të kaluarën e kombëtares tonë,” shtonte gazeta “Welt”.
KOHA JONË SONDAZH

