FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet si ka votuar kapiteni Ansi Agolli në FIFA për trajnerin dhe lojtarin më të mirë

Pasi u ndanë zyrtarisht edhe çmimet për lojtarin dhe trajnerin më të mirë gjatë sezonit të kaluar, FIFA ka bërë publike edhe votat e kapitenëve të skuadrave kombëtare.

Për Shqipërinë ka votuar kapiteni Ansi Agolli. Për lojtarin më të mirë Agolli ka votuar 5 pikë për Ronaldon, 3 pikë për Lionel Mesin dhe në vendin e tretë, 1 pikë për Bufonn.

Ndërsa përsa i përket çmimit të trajnerit, kapiteni kuqezi ka votuar me 5 pikë Zidane, 3 pikë Masimiliano Allegrin dhe 1 pikë për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pocetino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?