FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, me të vjen edhe De Ligt

Ernesto Valverde i ka orët e numëruara te skuadra e Barcelonës. Eliminimi nga Champions League, pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit në duelin e kthimit, ka vulosur largimin e strategut të njohur. Programi i njohur në Spanjë “El Chiringuito”, i njohur për lajmet sensacionale, ka konfirmuar se emri i trajnerit të ri me shumë mundësi do të jetë Ronald Koeman.

Heroi mitik në “Wembley” 1992 është kandidati kryesor, ndërkohë emri i tretë është Xavi hernandez, por emri i tij është hedhur poshtë në orët e fundit.

Që nga viti 2018, Koeman është përzgjedhur si trajner i tretë i Holandës, teksa do të shërbente për të transferuar edhe De Ligt, i cili është objektivi kryesor pas De Jong, në të cilën strategu holandez pati një ndikim të rëndësishëm. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?