FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zërat e merkatos, Dani Alves te PSG dhe Verratti te Barça

Dani Alves duket se do t’i bëjë një surprizë të hidhur Manchester Cityt. Mbrojtësi brazilian, pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin po përgatitet për një ndryshim të destinacionit të tij, për të kaluar te Paris Saint Germain.

Lajmi bëhet publik nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës klubi francez bëri hapa gjigantë në tentativën për të siguruar shërbimet e 34-vjeçarit, për t’i shkaktuar kështu një zhgënjim të madh ish-trajnerit të brazilianit, Pep Guardiola.

Por “L’Equipe” flet edhe për çështjen “Verratti”, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur për transferimin e tij te Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kësaj të përditshmeje, strategjitë mes palëve kanë ndryshuar dhe Verratti në fund do të arrijë të veshë fanellën e klubit katalanas, pasi ky i fundit të ketë paguar 80 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?