FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjodhi Greqinë para Shqipërisë, Gjergji Kone i jep fund në moshën 33-vjeçare karrierës në futboll

Futbollisti Gjergji Kone është dorëhequr nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare.

Shqiptari nga Tirana, familja e të cilit emigroi që kur ai ishte dy vjeç drejt Athinës, u rrit në Greqi profesionalisht si futbollist.

Kone luajti për ekipet e moshave në Greqi, teksa në 2010 nuk hezitoi të luajë për vendin ku u rrit. Ai nuk zgjodhi atdheun, edhe pse pretendon se vjen nga një familje etnike greke që jetonte në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kone ka luajtur në Greqi me AEK dhe Iraklis, në Itali me Fiorentinën, Breshian, Udinesen, Bolonjan kurse në Spanjë me Granadan, vetëm dy ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse karrierën e mbylli në Australinë e largët, tek Western United, ku luajti vetëm 15 ndeshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?