Zhang rrezikon të humbasë Interin, i përfshirë dhe krahu i djathtë i Agnellit
Interi po kalon një situatë delikte. Komunikata e publikuar dje nga ana e Zhang ka konfirmuar lajmet në lidhje me situatën e vështirë në të cilën ndodhet pronësia zikaltër.
Të martën, në fakt, mund të vijë kalimi i klubit në duart e Oaktree. Ditë intensive për klubin, me tifozët që janë të ndarë mes festës që do të zhvillohet sot në San Siro dhe lajmeve në lidhje me të ardhmen e klubit.
Pikërisht në këtë aspekt është zbuluar një fakt që nuk pëlqehet aspak nga populli zikaltër. Bëhet fjalë për praninë në Oaktree të Claudio Albanese, ish-krahu i djathtë i Agnelli-t tek Juventus.
Albanese është zëdhënësi i Oaktree në marrëdhëniet me Inter-in: një kombinim që ka shkaktuar polemika të forta, veçanërisht në rrjetet sociale.
Claudio Albanese ka rolin e këshilltarit kryesor te Fsg Global, kompani pjesë e konglomeratit britanik Ëpp, që prej vitesh ka mes klientëve të saj pikërisht Oaktree.
Megjithatë, është e kaluara e Albanese-s që shkakton shumë debate dhe në veçanti marrëdhënia e tij me Andrea Agnelli-n, që vazhdon të jetë shumë e fortë akoma edhe sot.
KOHA JONË SONDAZH

