Zhgënjehet Reali, Mbappe negociata me klubin e ri
E ardhmja e Kylian Mbappe ëhstë kthyer në një telenovelë të vërtetë.
Paris Saint-Germain dhe Monaco kanë filluar bisedimet për transferimin e Kylian Mbappe në “Parc des Princes”.
Është e përditshmja franceze “L’Equipe” e cila raporton startin e negociatave mes dy klubeve për blerjen e sulmuesit të talentuar.
Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe homologu i tij nga Monaco, Antero Henrique janë në kontakt në lidhje me këtë transfertë të bujshme ku financat nuk do të kursehen.
Kujtojmë që kohët e fundit, Mbappe kërkohej nga Barcelona, Madrid dhe Arsenali.

KOHA JONË SONDAZH

