FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhordi Krujf: Tre futbollistë të Tiranës do të jenë shumë shpejt në një ligë cilësore

Trajneri i Makabit Tel Aviv, Zhordi Krujf, ka vlerësuar bardheblutë për paraqitjen e bërë. Sa u përket elementeve cilësore të skuadrës kryeqytetase në Shqipëri, Krujf ka bërë me dije se tre prej tyre janë gati për hapin e madh.

PARAQITJA E TIRANËS
“Në ndeshjen e parë, Tirana më ka lënë një përshtypje mjaft të mirë. Kanë bërë presing shumë lart dhe janë përpjekur që të bëjnë futboll cilësor. Sot (dje), mendoj që kanë arritur që të na vendosin në disa momente në situata të vështira përpara portës sonë. Megjithatë, kjo deri në momentin që u ndëshkuan me karton të kuq. Nga ai çast e në vijim, ishte tjetër gjë.

Taktikisht, e kam pëlqyer shumë Tiranën në ndeshjen që zhvilloi në Izrael. Ka bërë një ndeshje e vendosur shumë përpara dhe më pas kërkonte të na sulmonte nga prapavija me topa të gjatë dhe pas shpinës së mbrojtjes sonë. Është një mënyrë loje që unë e pëlqej shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

MERKATO
“Mendoj se janë dy apo tre lojtarë që shumë shpejt do të bëjnë një hap përpara për në një ligë cilësore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

OBJEKTIVAT
“Në katër vitet e fundit, ne kemi qenë një herë në fazën e grupeve të Champions-it dhe dy herë në Europa Ligë. Qëllimi ynë kryesor është që të marrim pjesë në fazën e grupeve dhe që të konkurrojmë atje. Në dy vitet e fundit e kemi bërë diçka të tillë. Edhe këtë vit do të provojmë që të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”, u shpreh Krujf gjatë konferencës për shtyp./panoramasport/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?