Zidane flet për sherrin Benzema-Vinicius: Më mirë që ndodhi, lojtarët janë sqaruar!
Zidane doli në konferencë për shtyp, para duelit të nesërm në La Liga. Çështja kryesore ishte mosmarrëveshja midis Vinicius dhe Benzema, mbi frazat e sulmuesit francez (ndaj brazilianit.
“Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët kanë folur mes tyre. Asgjë nuk ndodh. Kështu gjërash kanë ndodhur gjithmonë në fushë, ku thuhet shumëçka, por mbeten atje. Ne jemi një ekip, na duhet energjia për gjëra të tjera. Është mirë që kjo të ndodhë herë pas here, se do të thotë që jemi gjallë. Ata biseduan, u sqaruan dhe kaq.
Huesca? Është një rival i rrezikshëm. Ne gjithmonë kemi folur për të. Në Spanjë nuk ka skuadra të vogla. Janë të gjithë shumë konkurrues dhe të fortë. Kjo Ligë është spektakolare. Ne e njohim rivalin. Është qartësisht si një finale, me këtë bindje duhet të hyjmë në fushë. Janë tri pikë shumë të rëndësishme në lojë.
Sfida me Interin? Finalja që kemi është nesër. Nuk ka asnjë mendim për të martën. Nesër, ndeshja jonë është thelbësore. Gjërat duhet t’i bëjmë nga dita në ditë, jo përtej të sotmes dhe të nesërmes. Lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë, gjithashtu. Ne duhet të japim gjithçka nesër në fushë. Nesër është finale”, deklaroi Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

