Zidane i bindur: Nëse Reali do vijojë të luajë kështu, do të kualifikohemi!

Golat në minutat e fundit të Benzema dhe Casemiron shpëtuan Realin nga humbja e dytë radhazi në Champions League. Gjithsesi strategu francez nuk kërkon që ta bëjë dramë duelin ndaj Gladbah-ut.

“Rezultati tregon karakterin e skuadrës. Ne e merituam barazimin dhe ndoshta edhe më shumë. Më pëlqeu reagimi, është një pikë e rëndësishme.

Luajtëm të gjithë ndeshjen, por është e vërtet që na mungoi diçka për të fituar. Këtu ka shumë skuadra të mira dhe nuk ka sfida të lehta. Nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të bëjmë gjëra të mira, do e kalojmë fazën e grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Hazard? Ky ishte plani. Duhet ta provoja që të luante. Nuk e dija se kur duhet të kthehej, pasi luajmë çdo tri ditë. Do ta shohim në sfidat në vijim”, deklaroi Zidane pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?