FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane rrezikon shkarkimin nga Realin, dalin dy emrat që mund të zëvendësojnë

Dy humbjet radhazi te Real Madridi kanë bërë që të rishfaqen zërat për një largim të parakohshëm të Zidane nga drejtimi i ekipit. Francezi Uu rikthye mbas një viti dhe ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e bardhë përsëri, kur i duhej më shumë.

Sipas gazetës “AS” drejtuesit madrilen kanë nisur të mendojnë për pasuesin e tij. Emri i parë është në shtëpi, teksa bëhet fjalë për një rikthim të Raul, por tashmë si trajner, ndërkohë që më i mundshëm është Pochettino.

Opsioni ideal për Florentino Pérez  është ai i Raúl González. Ishte presidenti, i cili insistoi që legjenda e Madridit të kthehej në klub, pasi kishte përfunduar një fazë si ambasador i të bardhëve në SHBA. Tani stërvit të rinjtë e Real Madridit, por mbi “7” mitike ka dyshime nëse është gati ta hedhë hapin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?