FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Bajernit i dëmtohet një tjetër kryesor para ndeshjes kundër Realit

Carlo Ancelottit po përjeton ditët më të vështira në krye të Bajernit të Mynihut pasi infermieria është mbushur plot me lojtarë kryesorë.

Pas dëmtimit të Hummels dhe Lewandowskit, tashmë është radha e Jerome Boateng i cili nuk do të jetë në gjendje të luajë në fundjavë kundër Leverkusenit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Carlo Ancelotti i cili në një konferencë për mediat tha se Boateng ndjen shqetësime fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Boateng ka shqetësime muskulore dhe nuk do të luajë. Alaba në qendër, Bernat majtas. Hummels sot është stërvitur në ujë. Plani është nesër në rërë, të dielën ose të hënën në fushë. Shpresojmë t’ia dalë. Nuk dua të flas sot për Realin, jemi optimistë” u shpreh trajneri italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Realit dhe Bajernit do të zhvillohet më 18 prill. / SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?