ZYRTARE/ Dembele 6 muaj jashtë fushave, Barcelona mbetet pa sulmues

Ousmane Dembele mbyll zyrtarisht sezonin 2019/20. Rezultoi më i rëndë nga sa parashikohej dëmtimi që pësoi sulmuesi francez në fund të muajit nëntor pasi faza e rikuperimit të Dembele do të zgjasë edhe për plot 6 muaj me këtë të fundit që do të jetë i gatshëm për të luajtur vetëm në muajin gusht pra në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Ka qenë vetë klubi i Barcelonës që konfirmoi se 22-vjeçari do të mungojë 6 muaj pasi operoi tendinën. Pas Luis Suarez i cili pritet të rikthehet në prill, Barça humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm si Dembele dhe mbetet pothuajse zbuluar në repartin e avancuar me vetëm 3 futbollistë, Messi, Griezmann dhe talenti Ansu Fati.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?