ZYRTARE/ Etrit Berisha mposht Buffonin. Ja portieri më i mirë në Europë…
Është gati e pabesueshme që një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë” Gianluiggi Buffon është mposhtur nga Etrit Berisha.
Portieri i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një sezon fantastik me klubin e Atalantës dhe së fundmi performanca e tij vlerësohet më e lartë se ajo e Buffonit, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
“Observatorio Internacional del Fútbol” (CIES) ka zbuluar formacionin më të mirë të sezonit në kontinentin evropian ku çdo futbollist vlerësohet me pikë.
Gati e pabesueshme është që portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka grumbulluar 81.50 pikë, ndërsa finalisti i Champions Leagues, Gianluiggi Buffon vetëm 81.00 pikë.
Në tabelën më poshtë është renditja e portierëve më të mirë në Europë ku vendi i parë mbahet nga Manuel Neuer.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

