ZYRTARE/ Ja formacioni më i mirë në Europë. Befasi të mëdha!

“Observatorio Internacional del Fútbol” (CIES) ka zbuluar formacionin më të mirë të sezonit në kontinentin evropian.

Besojeni ose jo befasia nis që nga porta pasi nuk është finalisti i Champions Leagues, Gianluiggi Buffon por në vendin e tij qëndron portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer i cili ka grumbulluar 88 pikë, shkruan “AS”.

Në qendër të mbrojtjes pozicionohet dyshja bavareze, Mats Hummels dhe Javi Martinez, ndërsa krahët plotësohen nga Alex Sandro (Juventus) dhe Bruno Peres (Roma).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sërish në mesfushë pozicionohet një tjetër lojtar i Bajernit, bëhet fjalë për Thiago Alcántara më pas Paul Pogba (Manchester United) dhe i treti është surpriza e RB Leipzigut, Naby Keïta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtij formacioni taktik 4-3-3 i mungojnë mesfushorë  të njohur si Kevin belg de Bruyne (Manchester City), Hazard (Chelsea), David Silva (Manchester City), Mesut Özil (Arsenal) etj.

Në sulm nuk ka si të mungojë dyshja Ronaldo-Messi që prej një dekade dominojnë futbollin botëror.

Në qendër të sulmit pozicionohet sulmuesi i talentuar i Napolit, Dries Mertens i cili ka lënë pas emra të njohur si Lewandowski, Benzema, Dybala, Higuain etj.

Image

Këtu është renditja dhe vlerësimi me pikë për çdo futbollist nga reparti i mbrojtjes dhe duke përfunduar me sulmin.

  • / SYRI.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?