ZYRTARE/ Largohet nga Serie A, nënshkruan me Sevillan
Sevilla e ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit të Sampdorias, Luis Muriel i cili ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Kolumbiani të dielën kreu me sukses testet mjekësore me klubin e ri që derdhi në arkat e Sampdorias plot 20 milionë euro, shkruan “Football-Italia”.
“Luis Muriel ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e tij siç është planifikuar, kështu që ai zyrtarisht është një lojtar i ri i Sevillës për pesë vitet e ardhshme. Ai do të paraqitet këtë të martën në orën 13.00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Sevillas.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

