FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare, Neymar mungon në “El Clasico”-n e Madridit

Pas dy ditësh paqartësish, Barcelona ka vendosur më në fund të mos e grumbullojë Neymarin për ndeshjen jetike të kësaj të diele kundër Realit të Madridit, në “Santiago Bernabeu”.

Barça kishte apeluar kundër pezullimit me 3 ndeshje të brazilianit Neymar në Gjykatën spanjolle të Arbitrazhit Sportiv (TAD) që prej së premtes, duke besuar se derisa të jepej vendimi, pezullimi do të ishte pezulluar.

“TAD” duhej të kishte zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë rast ditën e shtunë, por pa mundur ta bënte diçka të tillë. Gjithsesi, gjykata lëshoi një deklaratë, ku thotë se pezullimi i yllit brazilian të katalanasve është në fuqi dhe sugjeron se Barça do të dënohet nëse hedh në fushë një lojtar të padisponueshëm për takimin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?