Shërbimet sociale, ministrja Spahiu kërkon më shumë empati: Identifikojmë nevojat dhe diagnozat shoqëruese

Forcimi i shërbimeve sociale dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në qendër të takimit të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, me drejtuesit rajonalë të shërbimeve sociale. Gjatë takimit, Spahiu theksoi nevojën që shërbimet sociale të jenë më pranë qytetarëve dhe të reagojnë në kohë ndaj problematikave të tyre, me vëmendje të veçantë ndaj familjeve dhe grupeve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

“Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve”, u shpreh ministrja, duke vënë theksin te forcimi i shërbimeve, evidentimi i problematikave dhe bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet strukturave qendrore dhe atyre rajonale. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte zgjerimi dhe përmirësimi i shërbimeve ditore për fëmijët. Spahiu tha se synimi është që institucionet të krijojnë kushte që prindërit të kenë mundësi t’i lënë fëmijët në qendrat ditore gjatë orarit të punës.

“Ne po punojmë shumë fort që të ngremë institucionet dhe ajo nënë ta çojë fëmijën atje në orën 8:00 tek qendrat ditore dhe të shkojë ta marrë në orën 3:00”, tha ajo. Ministrja kërkoi gjithashtu nga punonjësit e shërbimeve sociale një qasje më njerëzore ndaj qytetarëve që u drejtohen institucioneve për ndihmë. Sipas saj, empatia dhe komunikimi pozitiv duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa të futeni te institucioni e derisa të dilni, për njerëzit që aty hyjnë dhe dalin, ju duhet të jeni gjithmonë buzagaz. Dhe këtë unë e kërkoj me ngulm, për të shprehur empatinë ndaj kësaj kategorie”, u shpreh Spahiu. Në vijim, ministrja theksoi se do të punohet edhe për identifikimin më të saktë të nevojave dhe diagnozave shoqëruese të rasteve që trajtohen nga shërbimet sociale, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullat në fuqi. “Do të përpiqemi brenda ligjit, brenda rregullit, të gjenden diagnozat shoqëruese”, deklaroi Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 410 (9.6%)
Jo 3851 (90.4%)

Vota totale: 4261