ZYRTARE/ Një tjetër lojtar i Interit transferohet te Monza
Monza e Berlusconit bën një tjetër lëvizje të rëndëisshme në merkato, pasi siguroi ngjitjen në Serie A.
Stefano Sensi, nga Inter është transferuar te ekipi i Berlusconit. Ai luajti për dy sezone e gjysmë me zikaltrit dhe më pas u huazua te Sampdoria.
Sensi do të jetë i huazuar për një sezon te Monza, ku Galliani i cili e dëshironte me patjetër mesfushorin në ekip, mendon se do të ndihmojë shumë në repartin e mesfushës.
Sensi do të jetë lojtari i dytë që kalon te Monza pas Ranocchias.
KOHA JONË SONDAZH

