ZYRTARE/ Zbulohet data dhe orari i “El Clasicos”-s së dytë në La Liga
La Liga ka zyrtarizuar oraret për ndeshjet e javës së 29-të dhe 30-të të kampionatit spanjoll, me një duel protagonist të qartë. “El Clasico” e dytë sezonale do të luhet në “Di Stéfano”, të shtunën e 10 prillit, në orën 21:00.
Real Madrid-Barcelona është përballja më e rëndësishme e javës së 30-të. Gara e kreut në kampionatin spanjoll është e hapur, teksa aktualisht mban vendin e parë Atletico Madrid, me 63 pikë, i ndjekur nga Barcelona me 59 pikë dhe Real Madridi me 57 pikë.
Deri më tani janë luajtur 27 javë kampionat, teksa gara për titull do të jetë mes tri ekipeve. Përballja direkte mes madrilenëve dhe katalanasve pritet me mjaft interes, sepse mund të qartësojë më shumë gjëra në lidhje me kreun e La Liga-s.
KOHA JONË SONDAZH

