Home Aktualitet U përplas nga...

U përplas nga furgoni, humb jetën 6-vjeçari në Shëngjin

6
0

6-vjeçari i cili u përplas nga furgoni në Shëngjin ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit. I mituri ishte nga Burreli dhe kishte ardhur me familjen nga Anglia. Fëmija ka qënë i shoqëruar nga familjarët duke kaluar rrugën kur është shkëputur pak dhe është goditur nga furgoni. Për pasojë, fëmija ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim shëndetësor, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit