Home POLITIKE Veliaj mbjell...

Veliaj mbjell pemë: Një hapësirë e re i shtohet Parkut të Liqenit

337
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të kompanisë private “Albsig”, mbollën disa pemë në Parkun e Liqenit të Tiranës, pranë Gardës së Republikës. Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se hapësira e zaptuar prej kohësh pranë Gardës, do i shtohet Parkut të Liqenit.

“Në Parkun e Liqenit Kombëtar është liruar një tjetër hapësirë e zaptuar totalisht në hyrje të Gardës, një parcelë me gjyqe, e tejkaluar në çdo kontratë, në çdo logjikë të përdorimit të pronës publike, e degraduar. Nuk po i hyj se çfarë ndodhi në 31 vite. Sot disa qendra metra katrorë i shtohen liqenit te hyrja e Gardës, që do funksionojë si parking, por i menaxhuar nga qyteti i Tiranës, nga bashkia dhe Tirana Parking, dhe pastaj do të kthehet në një parking nëntokësor, ku njerëzit do të kenë mundësi që në 2-3 kate parking të lënë makinën e tyre dhe pastaj të shijojnë liqenin, sigurisht në këmbë, si një hapësirë dhe një mushkëri e jashtëzakonshme e qytetit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi kompaninë Albsig për dhuratën që i bëri Tiranës me mbjelljen e pemëve, teksa ftoi edhe kompani private të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Shumica e pemëve kanë etiketë të një kompanie, të një individi, të dikujt që e bën në përkujtim të të dashurit, familjarit të vet. Do të thotë që kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Dua ta përdor këtë mundësi me Albsig për t’u bërë thirrje të gjithë kompanive të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit