Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Më përjashto” – sinjal rebelimi apo grupim i heshtur antiRama në PS?

“Më përjashto” – sinjal rebelimi apo grupim i heshtur antiRama në PS?

Kryesore
E martë, 28 Prill 2026 19:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Daljet e fundit në Partinë Socialiste nuk mund të trajtohen më si episode të izoluara. Kur një figurë si Elisa Spiropali, ish-kryetare parlamenti dhe ish-mimistre e Jashtme, del publikisht dhe i drejtohet Edi Rama me një mesazh të fortë “më përjashto” (po ta mbajti) kemi kaluar nga nuancat në një fazë të re: artikulimi i hapur i pakënaqësisë.

Kjo nuk është më thjesht një diferencë mendimi. Është një akt politik.

Mund t'ju interesojë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Para 7 orësh
Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikthehet në Bulevard

Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikt...

Para 8 orësh
Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqje, me kë do flas?

Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqj...

Para 10 orësh

Sepse në një parti të ndërtuar mbi disiplinë të fortë dhe kontroll të centralizuar, një deklaratë e tillë ka peshë të shumëfishtë. Ajo është sfidë, por edhe provokim. Është një mesazh që synon jo vetëm drejtuesin, por edhe publikun dhe vetë strukturat e partisë.

Swiss Digital

Në këtë kontekst, daljet e Erion Braçe nuk duken më si zë i vetëm. Ai prej kohësh ka artikuluar kritika për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, për mungesën e garës dhe për zëvendësimin e meritës me vendime të imponuara. Por Braçe, pavarësisht toneve të forta, ka ruajtur një kufi: kritikë pa përplasje direkte. Por Braçe nëse del me hapur është “spec djegës” për kryeministrin.

Kurse Elisa Spiropali, me frazën “më përjashto”, e ka kaluar këtë kufi.

Pyetja që lind natyrshëm është: a kemi të bëjmë me një reagim individual apo me një simptomë të një pakënaqësie më të thellë brenda grupit parlamentar të PS?

Formalish, nuk ekziston një fraksion i organizuar. Nuk ka deklarata të përbashkëta, nuk ka votime kundër linjës zyrtare, nuk ka një platformë alternative të artikuluar publikisht. Dhe kjo është në përputhje me mënyrën se si funksionon PS nën drejtimin e Edi Rama: një parti me kontroll të fortë nga lart-poshtë, ku hapësira për grupime të hapura është minimale.

Por politika nuk matet vetëm me strukturat formale.

Ajo që po shihet është diçka tjetër: një rritje e guximit individual për të folur. Dhe kjo është shpesh faza e parë përpara se të krijohen rryma të organizuara. Deputetë që deri dje zgjidhnin heshtjen, sot po zgjedhin artikulimin – herë në mënyrë të tërthortë, si në rastin e Erion Braçe, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, si në rastin e Elisa Spiropali. Bile kjo e fundit e provokonte hapur sot kryeministrin duke i thënë “më përjashto”.

Kjo nuk do të thotë se ekziston një “grup i fshehtë” i konsoliduar. Por do të ishte naive të mendohej se këto janë vetëm dy zëra të izoluar.

Në çdo parti në pushtet për një kohë të gjatë: akumulohen pakënaqësi, krijohen ambicie të pambuluara dhe lind nevoja për ripozicionim politik.

PS nuk është përjashtim. Përkundrazi, fakti që është në pushtet prej vitesh e bën këtë proces edhe më të natyrshëm.

Deklarata e Spiropalit duhet lexuar në këtë prizëm: jo thjesht si një sfidë ndaj Ramës, por si një test nëse duhet kaluar drejt një fraksioni. Një test për të matur nëse ka hapësirë për zëra ndryshe apo nëse linja mbetet e mbyllur apo duhet çarë me sloganin “më përjashto”.

Dhe mbi të gjitha, një sinjal për të tjerët. Spiropali ka thyer mitin e Ramës, e ka provokuar sot hapur dhe i ka kërkuar “duel”.

Sepse në politikë, shpesh nuk ka nevojë për një grup të organizuar që në fillim. Mjafton një precedent. Mjafton një figurë që del hapur. Dhe të tjerët fillojnë të matin terrenin. Ndërkohë Erion Braçe me shumë stil po e thellon përplasjen me Ramën për kandidimin e tij në Tiranë. Po e sfidon hapur, ndonëse duke ruajtur sa për sy e faqe unitetin brenda PS.

Pyetja është: a jemi në fillimin e krijimit të një rryme brenda PS?

Nëse përgjigjja është po, atëherë deklarata “më përjashto” nuk është thjesht një fjali.

Është një paralajmërim!

Dy deputetë me emër kanë filluar të dalin nga vatha. Nuk dihet sa është shqyer dera e PS, por kështu fillon nga pak e përditë që bjerret tufa.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.