Home KRYESORE Vetting-u i p...

Vetting-u i politikanëve, Basha: Kush ka bërë pasuri duke vjedhur shtetin, t’i sekuestrohet!

246
0

Vetting-u i politikanëve është kthyer në betejën e Lulzim Bashës. Në konferencën për mediat që sot mbajti, kryetari i PD-së tha se çdo alibi kundër Vetting-ut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika.

S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër. Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto”, thotë Basha në videomesazhin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit